Uragani Max parashihet të godasë Meksikën jugore

Bota September 14, 2017 - 17:28

 

 

Uragani tropik "Max" u forcua në një stuhi të kategorisë 1 jashtë bregut jugor të Paqësorit të Meksikës dhe parashihet të godasë vonë të enjten përgjatë bregut të shtetit Guerrero, një rajon që përfshin qytetin turistik të Acapulcos, raporton ABC News, transmeton zeri.info

Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së lëshoi një paralajmërim për rrezik nga urgani për bregun midis Zihuatanejos dhe Punta Maldonados, duke shtuar se “Max” mund të forcohet pak para se të arrijë tokën dhe kërcënon të sjellë "përmbytje kërcënuese për jetën dhe reshje" në shtetet e Guerrero dhe Oaxaca.

Uragani “Max” shkaktoi erëra maksimale të qëndrueshme prej 75 mph (120 km/h) të enjten në mëngjes./Zeri