Bota

Spanjë, mbi 700 kryebashkiakë katalunas nën hetim

Spanjë, mbi 700 kryebashkiakë katalunas nën hetim
14 shtator 2017 • 10 : 55 foto • zëri.info

Në Spanjë ka nisur një hetim për më shumë se 700 kryebashkiakë në qeverinë autonome të Katalunjës për shkak se kanë deklaruar se do të bashkëpunojnë për realizimin e referendumit të pavarësisë më 1 tetor, raporton Anadolu Agency.

Kryeprokurori i Spanjës, Jose Manuel Maza në një udhëzim të dërguar prokurorive në Barcelonë, Tarragona, Lerida dhe Girona në Katalunjë, ka kërkuar që të hapen hetime për të gjithë kryebashkiakët të cilët kanë deklaruar se do të bashkëpunojnë me qeverinë autonome të Katalunjës dhe të cilët kanë bërë përgatitje për zhvillimin e referendumit më 1 tetor.

Në një deklaratë të bërë nga kryeprokuroria rikujtohet se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e qeverisë autonome të Katalunjës për "mbajtjen e referendumit të pavarësisë më 1 tetor".

Ndër të tjera thuhet se në situatën aktuale 712 bashki nga 948 në Katalunjë kanë deklaruar mbështetjen e tyre për referendumin e 1 tetorit. Nga kryeprokuroria thonë se do të arrestohen kryebashkiakët të cilët nuk do të shkojnë për të dhënë deklaratat e tyre në prokurori. 

© zëri.info