Bota

Panik në Moskë: Evakuohen 200 mijë persona, dyshohet për vënie të bombave (Video)

Panik në Moskë: Evakuohen 200 mijë persona, dyshohet për vënie të bombave (Video)
13 shtator 2017 • 20 : 01

Më shumë se 200 mijë persona janë evakuuar nga qendrat tregtare, stacionet e trenave dhe universitetet në Moskë, bëjnë të ditur mediat ruse.

Deri më tani, asnjë bombë nuk është gjetur në zonat që besohet të jenë të rrezikuara, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë ruse, dhjetëra kërcënime për vënie të eksplozivit janë kryer në të njëjtën kohë.

Bëhet fjalë për “terrorizmin telefonik”, kurse hetimet lidhur me këto telefonata anonime janë duke u zhvilluar intensivisht, pasi që kaosi kishte filluar në të njëjtën kohë dhe ka vazhduar me evakuimin e qytetarëve.

“Çdo telefonatë është duke u analizuar në detaje. Departamentet për raste emergjente në terren, policia me qen do të përdoren që të kërkohen mjetet shpërthyese”, ka bërë të ditur një zyrtar policor.

Në mesin e zonave të rrezikuara janë tre stacionet më të mëdha të trenit, dhjetëra qendra tregtare dhe të paktën një universitet.

 

© zëri.info