Marinari amerikan ka një zgjidhje për Korenë e Veriut

Bota September 13, 2017 - 18:02

Një ish-marinar amerikan, Jocko Villink, i cili në ndërkohë u bë autor dhe herë pas here shkruan për “Business Insider”, dha përgjigjen në pyetjen se si do ta zgjidhte problemin me Korenë e Veriut. Pyetja u vu në Twitter, dhe ai u përgjigj në një mënyrë të pazakontë.

"Unë do të hidhja 25 milionë iPhone falas atje dhe do t’iu mundësoja wifi-në”, tha Vilink.

 Edhe pse propozimi dukej si një zgjidhje nga ndonjë film, eksperti i Koresë së Veriut, Jun Sun nga Qendra Stimson, beson se kjo qasje mund të “ndez”, transmeton zeri.info

"Kim Jong-un e di se regjimi i tij do të bëhet i paqëndrueshëm dhe se do të përmbyset kur shoqëria të hapet dhe kur njerëzit e Koresë së Veriut do të kuptojnë atë që i’u mungon", tha Sun.

Sun gjithashtu shtoi se Koreja e Jugut kishte përpjekje të ngjashme në të kaluarën kur lëshonte pamflete dhe DVD të lidhura me balona përtej kufirit, por regjimi i Kim Jong-un u përgjigj me forcë ushtarake ndaj atyre përpjekjeve.

Prandaj, thotë Sun, Koreja e Veriut do të ishte në gjendje të refuzonte edhe telefonat pa pagesë për të gjithë popullsinë, e cila do të arrinte rreth 25 milionë iPhone./Zeri