Franca 'në flakë" (Video)

Bota September 13, 2017 - 14:19

Mbi 200 mijë njerëz protestuan nëpër gjithë Francën për shkak të reformave ligjit të punës të cilat i planifikon presidenti i vendit Emmanuel Macron. Shpërthyen përleshjet nëpër rrugë, ndërsa policia përdori gazin lotsjellës dhe topat e ujit.

Në demonstrata janë arrestuar 13 persona, ka kumtuar Ministria e brendshme franceze.

Njëkohësisht, sindikata më e madhe e Francës, Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT), ka vlerësuar se nëpër protesta kanë marrë pjesë 400.000 njerëz, transmeton AFP me vlerësimin se demonstratat ishin sfida e parë serioze për një nga premtimet kryesore parazgjedhore të Macron’it, transmeton gazetametro.net.

Policia ka përdorur topat e ujit dhe i ka tërheqë shumë demonstratë, siç mund të shihet në video xhirime të agjencisë Reuters.

Mediet franceze lajmërojnë se protesta në Francë kishte filluar dje në orën 14 dhe se policia franceze i kishte vërejtur rreth 300 demonstrues me kokë të mbuluar, ndërsa bashkimi kryesor i sindikatave, CGT më herët ka cekur se në kryeqytetin francez po marrin pjesë në demonstrata rreth 60.000 njerëz.

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të sindikatave CGT, Denis Vavassori, një numër i caktuar i të punësuarve në Kullën e Ajfelit ka planifikuar, gjithashtu, ta ndërpresë punën.
Mijëra aktivist sindikal kanë protestuar edhe në Marsej, Arve dhe në qytetet tjera të Francës.