Uragani Irma 'gëlltit' gjysmën e ishullit Necker: Imazhet satelitore dëshmojnë si mijëra tonë rërë janë zhdukur nga erërat e forta (Foto)

Bota September 12, 2017 - 18:45

Mijëra banorë përreth ishujve Karaibe kanë filluar të mendojnë për “rifillimin” e jetës së re pasi uragani Irma goditi shtëpitë e tyre, që fillimisht u shfaq në Barbuda ku erërat e forta që frynin me 300 kilometra në orë shkatërroi gjithçka që i doli përpara.

Por në momentin qielli u “pastrua” nga retë e zezë, imazhet satelitore kanë mundur të filmojnë peizazhet e shkatërruara të ishujve si janë Tortola, Turks, Caicos, Barbuda dhe Necker, ishull privat i miliarderit britanik Richard Branson, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e shkrepura tani dhe ato para se do të godiste uragani Irma këta ishuj, tregojnë qartë se çfarë dëme kanë shkaktuar erërat e forta.

Qytete të tëra në këtë arkipelag janë shkatërruar, që dikur cilësoheshin si parajsa në tokë.

Por, ajo çfarë u ka rënë më shumë në sy ekspertëve është mungesa e mijëra tonë rërë që ishte “gëlltitur” nga erërat e forta në ishullin Necker.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image