Uragani Irma dobësohet në kategorinë e parë

Bota September 11, 2017 - 14:04

Intensiteti i uraganit Irma që goditi shtetin federal amerikan të Floridas dhe që po lëvizë në veriperëndim, është dobësuar në kategorinë e parë, raporton AA.

Fuqia e uraganit u zvogëlua në 135 kilometra në orë. Irma është afruar 40 kilometra në verilindje të Tampas.

Në njoftimin e mëhershëm të Institutit Kombëtar të Uraganit në SHBA, thuhej se uragani në orët e mëngjesit sipas kohës lokale, në veri të Floridës dhe jug të Xhorxhias mund të kalojë në stuhi tropikale.

Uragani Irma pas vetes la dëme të konsiderueshme materiale në zonat e prekura. Rreth katër milionë objekte banesore dhe afariste kanë mbetur pa energji elektrike, për çka në këtë shtet u shpall ndalesë për dalje në rrugë deri në mëngjes.