Golfi e thyen murin dhe depërton brenda në shtëpi, 4 të lënduar (Foto)

Bota September 03, 2017 - 17:21

Raportohet se katër persona janë lënduar pasi një makinë e ka goditur një shtëpi duke e thyer murin depërtuar brenda saj, ku më pas ka shpërthyer në flakë.

Pamje të publikuara në internet e shfaqin makinën Golf 4 brenda shtëpisë pasi ishte futur përmes një vrime muri që e kishte krijuar nga përplasja, transmeton Express.

Në mesin e të lënduarve është një burrë, i cili kishte qenë ulur në divan kur makina u fut në shtëpinë e tij, në York të Britanisë. Ai është dërguar në spital.

Bashkëshortja dhe fëmija e tij kanë shpëtuar pa lëndime, shkruan Sky.

Tre persona që ishin brenda golfit janë dërguar në spital pasi kanë pësuar lëndime në kokë.

Image

Image