Johnson: Të ndalet dhuna ndaj muslimanëve në Arakan

Bota September 03, 2017 - 16:45

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëri thirrje që të ndalet dhuna ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar, transmeton Anadolu Agency.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Britanike, ku citohet Johnson, thuhet se edhe pse ministrja e Jashtme e Mianmarit, Aung San Suu Kyi konsiderohet ndër emrat më frymëzuese të kohës, zhvillimet në Arakan e dëmtojnë reputacionin e vendit.

Johson tha se Suu Kyi përballet me vështirësi të mëdha në rrugën e modernizimit të vendit. 

"Shpresoj që cilësitë e shquara të saj mund t'i përdorë për të unifikuar vendin e saj, të përfundojë dhunën dhe të përfundojë të gjitha paragjykimet ndaj muslimanëve dhe komuniteteve tjera që jetojnë në Arakan. Është tejet e rëndësishme që të mos pengohet në marrjen e mbështetjes së ushtrisë së Mianmarit dhe në drejtim të krijimit të mjedisit paqësor. I japim mbështetje të plotë asaj dhe të gjithëve në Mianmar", thuhet në deklaratë.