Parandalohet hyrja e një terroristi në Bosnjë dhe Hercegovinë

Bota August 23, 2017 - 12:38

Ministri i Sigurisë së BH, Dragan Mektiç tha se agjencitë e sigurisë mbrëmë kanë penguar hyrjen në vend të një shtetasi të huaj për të cilin ka të dhëna të besueshme se është i afërt me Shtetin Islamik dhe organizata dhe grupe të tjera terroriste, transmeton zeri.info.

“Ky person u përpoq të abuzonte me liberalizimin e regjimit të vizave, por u zbulua në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës, ku u arrestua dhe pastaj u kthye në vendin e tij të lindjes”, tha ai.

Mektiç nuk bëri të ditur shtetësinë e këtij personi, sepse, sipas tij, është një informacion konfidencial i sigurisë për një person që njihet me pikëpamje terroriste.

Duke pasur parasysh lidhjet e ngushta që ai ka me grupe të ndryshme radikale në botë, thotë Mektiç, ky person paraqet rrezik për sigurinë e BH-së dhe qytetarëve të saj, dhe si i tillë do të monitorohet me vigjilencë dhe nuk do t’i lejohet hyrja.

Mektić konfirmoi se Ministria e Sigurimit e BH në listën e saj të brendshme ka regjistruar një numër personash të dyshimtë që mund të lidhen me radikalizmin dhe terrorizmin. Ai tha se këta persona janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga agjencitë e sigurisë në BH./Zeri