“Charlie Hebdo” shokon me karikaturën për sulmin terrorist në Barcelonë!

Bota August 22, 2017 - 18:33

E përditshmja satirike franceze "Charlie Hebdo" botoi një karikaturë që paraqet "vizionin" e saj të sulmit terrorist në Barcelonë.

Në karikaturë shihet një furgon i bardhë me dëmtime në pjesën e përparme, dhe pranë tij një toreador. Në vizatim, të botuar në faqen e internetit të revistës, toreadori mban kokën e tij dhe zvarrit pëlhurën e kuqe në dorë, transmeton zeri.info.

Në goma dhe në çatinë e makinës janë ngulitur shpata dhe kamat, që janë armë të pjesëmarrësve të koridës spanjolle.

Komenti i karikaturës është: "Barcelona: Siguria përsëri sfidohet".

Të enjten e kaluar pasdite, në një sulm me furgon që hyri me një shpejtësi të lartë midis turistëve dhe banorëve lokalë në rrugën popullore të La Ramblas në Barcelonë dhe më pas një tjetër sulm me makinë në vendpushimin afërt të Cambrils, 15 vetë u vranë dhe rreth 130 njerëz u plagosën./Zeri