Grevë në aeroportin e Brukselit

Bota August 22, 2017 - 15:23

Hyrja në grevë e punonjësve të kompanisë e cila ofron shërbimin e bagazheve në aeroportin "Zaventem" të Brukselit ka ndikuar tek më shumë se 10 mijë pasagjerë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Zëdhënësja e aeroportit të Brukselit, Florence Muls, ka njoftuar se mbi 10 mijë udhëtarë janë prekur, dhe janë ndikuar afërsisht 200 fluturime si pasojë e hyrjes në grevë të personelit të kompanisë Swissport, e cila ofron shërbimin e bagazheve. 

Ndër të tjera Muls ka bërë të ditur se aeroporti përdoret mesatarisht nga 80 mijë udhëtarë për shkak se është periudhë e pushimeve në Belgjikë.

Autoritetet e aeroportit kanë bërë thirrje që udhëtimet të kryhen mundësisht pa bagazhe, dhe kanë bërë të ditur se punonjësit e Swissport kanë nisur vetë grevën në orën 07.15 të mëngjesit.

Teksa janë ndikuar udhëtarët e kompanive që kryejnë fluturime me kryesisht me Swissport, theksohet se 60 për qind e kompanive të fluturimeve në aeroportin Zaventem të Brukselit punojnë me Swissport, ndërsa 40 për qind me Aviapartner. Vitin e kaluar dy kompanitë hynë në grevë në kohë të ndryshme.

Ndër të tjera mësohet se greva është kryer për përmirësimin e pagave dhe kushteve të punës.