Tërmet në Itali, shemben disa objekte dhe raportohen të zhdukur

Bota August 21, 2017 - 23:27

Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë shkundi ishullin italian të Ischias, duke dëmtuar disa godina, ndërprerë energjinë elektrike dhe duke shkaktuar panik tek tursitët e banorët që dolën të frikësuar nëpër rrugë.

Insituti kombëtar i vullkanologjisë në Itali tha se lekundja ishte regjistruar pak para orës 9 të mbrëmjes së të hënës, ndërsa shumë njerëz ishin duke darkuar. 

Ekipe të mbrojtes civile, që gjendeshin në ishull për të luftuar kundër flakëve që kanë përfshirë Italinë jugore, po kontrollojnë statusin e godinave të shembura pjesërisht. 

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, disa persona janë plagosur, hotele të shumta janë izoluar dhe flitet gjithashtu për të zhdukur. Një spital u evakua për shkak të krisjve të shumta në godinë../Topchannel/

Image

Image
Image
Image
Image
Image
Image