Eklipsi i nesërm diellor:Ja çfarë duhet të dini

Bota August 20, 2017 - 18:21

 Të hënën, më 21 gusht, dielli, hëna dhe toka, do të rreshtohen dhe do ta kthejnë ditën në natë për pak momente, përcjell "Zeri.info".

Është hera e parë që ndodh diçka e tillë, në më shumë se një shekull dhe kurrë s’është parë nga kaq shumë njerëz, e studiuar me kaq vëmendje.

Një ndodhi e tillë, ku hëna bllokon diellin, ndodh çdo disa vite, por është i vëzhgueshëm vetëm në zona të largëta apo në mes të oqeanit.

Kjo është hera e parë në 99 vite që eklipsi mund të shihet përmes një shiriti që kalon nga të dy brigjet amerikane, transmeton "Zeri.info".

Shtegu i totalitetit, aty ku drita e diellit bllokohet tërësisht nga hëna, është 70 milje e gjerë dhe kalon në 14 shtete amerikane.

Eklipsi do të zgjasë gjithsej 90 minuta, në udhëtimin e tij përmes kontinentit amerikan.

Po nëse s’jemi në Amerikë? Nasa ka menduar për të gjithë dhe do ta transmetojë ndodhinë e rrallë astronomike në internet dhe televizione të ndryshme, përcjell "Zeri.info".

Austronautë nga ISS do të dërgojnë foto në Tokë dhe mjetet ajrore në lartësi të konsiderueshme do të bëjnë të njëjtën gjë.

Nëse jeni aq me fat sa keni mundësinë ta shihni në person eklipsin, mbroni sytë me patjetër duke përdorur syze të posaçme.

Qoftë një rreze e vetme dielli mund t’ju djegë retinën dhe t’ju shkaktojë verbëri të pjesshme ose të plotë. /ZËRI/