Assad thotë se Irani dhe Rusia e ndihmuan të mbrohet nga përmbysja

Bota August 20, 2017 - 17:33

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se ushtria e tij i ka penguar përpjekjet e perëndimit për ta përmbysur qeverinë e tij, duke iu falënderuar ndihmës nga aleatët, përfshirë Rusinë, Iranin dhe lëvizjen Hezbollah në Liban.

“Ndihma e tyre direkte - politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht – i ka bërë të mundshme avancimet e mëdha në fushëbetejë dhe i ka reduktuar humbjet dhe barrën e luftës”, tha Assad gjatë një fjalimi të sotëm televiziv.

Megjithatë, ai theksoi se “beteja vazhdon” dhe se është shumë herët të flitet për fitore në luftën civile tashmë gjashtëvjeçare e gjysmë.

Presidenti Assad tha se nuk do të ketë ripërtritje diplomatike ose forma të tjera të bashkëpunimit, me vendet që i mbështesin “terroristët” në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e vendeve evropiane i kanë mbyllur ambasadat e tyre në Damask, pas goditjes së qeverisë Assad kundër protestuesve në vitin 2011. /REL/