Sulmi në Barcelonë ishte i lidhur me shpërthimin e një shtëpie në Alcanar

Bota August 20, 2017 - 15:41

Shpërthimi në jug të Barcelonës që shkatërroi një shtëpi të të mbushur me rreth 20 bombola gazi sipas policisë spanjolle ishte i lidhur me sulmin tjetër terrorist në Barcelonë, transmeton Klan Kosova.

Një shpërthim i dytë ndodhi pasi shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, duke plagosur gjashtë oficerë policie dhe dy zjarrfikës, ndërsa ata po kërkonin mes rrënojave.

Një burim i policisë tha se besohet se banorët në shtëpi po përgatitnin mjete shpërthyese duke përdorur cilindra gazi.

Gjithashtu zyrtarët thonë se është e mundur që një person i dytë të ketë vdekur pasi hetuesit ende po gjejnë mbetje njerëzore.