Donald Trump së shpejti i vetëm në Shtëpinë e Bardhë?

Bota August 20, 2017 - 14:29

Qё pas deklarimeve tё diskutueshme tё Donald Trump-it lidhur me ngjarjet nё Charlottesville janё shtuar dorёheqjet nё shenjё proteste. Edhe mbёshtetёsit besnikё si Stephen Bannon i le lamtumirёn Shtёpisё sё Bardhё.

Qё pas deklarimeve tё diskutueshme tё Donald Trump-it lidhur me ngjarjet nё Charlottesville janё shtuar dorёheqjet nё shenjё proteste. Edhe mbёshtetёsit besnikё si Stephen Bannon i lanë lamtumirёn Shtёpisё sё Bardhё.

Eshtё mungesa e qendrueshmёrisё sё presidentit tё SHBA-sё,  qё tregon, se ky influencohet nga mendimi i atyre qё e rrethojnё, thotё kryetari i Qendrёs Christian Cultural Centers, A.R. Bernard, lidhur me dorёheqjen e tij nga kёshilli evangjelikan i Donald Trump-it. "Unё do tё preferoja tё isha nё radhё tё parё i krishterё. Por Amerika ka krijuar njё mjedis, qё mё detyron, tё jem nё radhё tё parё njё zezak, qё jeton nё Amerikё", thotё Bernard. Drejtuesi i kishёs me kёtё nёnkupton ngurrimin e Trumpit pёr t'iu kundёrvёnё forcimit tё dhunёs sё djathtё nё SHBA dhe pёr ta dёnuar atё me fjalё tё qarta.

Bernard nuk ёshtё i vetmi, qё largohet nga forumi i konsulencёs nё shenjё proteste ndaj deklaratave relativizuese tё Trump-it nё sfondin e ekseseve tё dhunёs sё djathtё nё Charlottesville. Javёn e kaluar  presidentit tё SHBA-sё iu desh tё shpёrbёjё dy forume me shefa koncernesh pёr shkak tё shumё dorёheqjeve. Kёsisoj ai hoqi dorё nga plani pёr themelimin e njё forumi konsulence pёr infrastrukturёn. Tё premten (18.08)u vetёshpёrbё edhe komisioni pёr artin dhe shkencat shoqёrore.

Trump gjithnjё e mё shumё po mbetet vetёm, edhe sepse shumё nga tё besuarit e tij po hasin edhe vetë nё kritika. Investitori Carl Icahn, miliarder dhe mbёshtetёs qysh nё fillim i Trump-it, u tёrhoq pёr tё mos e rёnduar presidencёn e tij. Biznesmeni Icahn vazhdimisht kritikohej, se me kёshillat e tij ndaj qeverisё, ai mund tё influencojё nё favor tё bizneseve tё veta.Forumet e konsulencёs sё Trump-it po zvogёlohen gjithnjё e mё shumё. 

E sё fundi u largua nga Shtёpia e Bardhё edhe Stephen Bannon, i cili konsiderohej si presidenti nё prapaskenё dhe njё pёrfaqёsues i flaktё i politikёs nacionaliste ekonomike tё presidentit. Bannon ndonёse donte tё vazhdonte "edhe mё tej luftёn pёr Trump", ai deklaroi, nё njё intervistё pёr portalin e lajmeve "The Weekly Standard", se: "Presidenca Trump, pёr tё cilёn ne luftuam dhe ia dolёm, ka marrё fund." Forcat e moderuara nё Kongres kёsisoj do tё fitojnё peshё.