Policia në kërkim edhe të një marokeni për sulmet terroriste në Barcelonë

Bota August 20, 2017 - 12:42

Një tjetër person është në kërkim nga policia spanjolle në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur në Barcelonë, ku mbetën 14 persona të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur.

Reuters shkruan se policia është vënë në kërkim të një 22-vjeçari nga Maroku.

Sipas një zëdhënësi të policisë në Katalonjë, marokeni duket se i ka shpëtuar aksionit ku mbetën të vdekur autorët e dyshuar të sulmit terrorist.

I dyshuari është identifikuar si Younes Abouyaaqoub, tha zëdhënësi i policisë Albert Oliva në një radio lokale.