'Jo Trumpit, jo racizmit', mijëra amerikanë protestuan në Boston

Bota August 19, 2017 - 22:04

Bostoni është zbardhur këtë të shtunë, me protesta kunder racizmit. Iniciatoret e ketij organizimi në Boston, shpjeguan se nisma ishte per tu solidarizuar me njerezit Virxhinia, pas protestave ne Charlotsville.

Protestuesit, qe mbushen rrugët e paralizuan trafikun ne Boston, mbanin ne duar moto me mbishkrime si “Jo Trumpit, jo racizmit” ,” Amerikanet kundër urrejtjes” “Supermacia e Bardhe poshtë”.

Nisma, për këtë proteste me shume simbolike e me natyre paqësore u mbajt ne disa prej qendrave me te rëndësishme te Bostonit.

Protestuesit kishin shprese se nisma e tyre mund të kthehet edhe në një platformë kundër propagandës raciste.

Organizatoret e Bostonit i ftuan “liberalet, konservatoret, tradicionalet, e liberalet klasike, madje edhe mbështetësit e Trump, që të ushtrojnë të drejtën e të folurit lirshëm.

Qindra oficerë policie u pozicionuan rreth parkut kryesor të Bostonit dhe vendosen barrikada për të penguar hyrjen e automjeteve.

Dhuna e kësaj fundjave në Virxhinia provokoi një krizë edhe për Presidentin amerikan Donald Trump, i cili nuk u tregua konciz në kritikat e tij për supermacistet e bardhë.

Republikanët u ndjenë të fyer kur Trump u duk se mbrojti organizatorët.

“Mendoj se duhen fajësuar të dyja palët. Në çdo histori, ka dy anë”, ishte përgjigja e Trump për gazetarët, në një konferencë të tensionuar shtypi.

Ai dënoi shoferin që përplasi makinën mbi protestuesit duke lënë 3 të vdekur e mbi 35 te plagosur , por tha se mes atyre që kishin marshuar në mbrojtje të statujës, kishte shumë njerëz të mirë.

Demokratët pa dyshim, por edhe shumë republikanë, përfshirë John McCain, Jebb Bush, Marko Rubio, Pol Ryan e të tjerë, kanë dënuar ashpër supremacistët e bardhë dhe fjalët e Presidentit, duke thënë se s’mund të ketë barazi morale mes protestave kundër racizmit dhe atyre pro tij.