Të shtëna në Florida, vritet polici

Bota August 19, 2017 - 11:00

Një polic është vrarë, kurse një tjetër është plagosur rëndë gjatë të shtënave në qytetin Kisimi në Floridën qendrore, ka raportuar policia.

Tre të dyshuar në këto të shtëna janë arrestuar derisa po kërkohet edhe i katërti, transmeton lajmi.net.

Policët janë sulmuar derisa i kanë kontrolluar personat e dyshuar në pjesën e qytetit e njohur për shitje dhe shpërndarje të drogës, ka thënë shefi i policisë lokale, Jeff O’Deal në konferencë për media, duke shtuar se policët nuk kishin mundësi që t’ua kthenin zjarrin.