Policia zbulon: Ja pse terroristët përdorën furgon

Bota August 18, 2017 - 21:16

Të dyshuarit për sulme terroriste në Spanjë kishin planifikuar sulme të përmasave edhe më tragjike, por ishin penguar në planet tyre për çka ata u detyruar të veprojnë shpejt.

Këtë e ka bërë të ditur policia spanjolle, transmeton AFP.

Të dyshuarit kishin përgatitur një ose disa sulme në Barcelonë, por shpërthimi në një shtëpi në Alkanar, 100 kilometra larg nga Barcelona, pengoi planet e tyre, pasi që më nuk kishin material që ishte i nevojshëm për implementimin e sulmeve të përmasave më të mëdha, ka njoftuar policia e Katalonisë, transmeton lajmi.net.

Sulmet në Spanjë në të cilat jetën e humbën 14 persona ishin planifikuar nga qyteti Alkanar, transmeton Reuters.

Shpërthimi në një shtëpi në Alkanar të mërkurën në mbrëmje në të cilën një person humbi jetën, janë pasoja të tentimit që të përgatiteshin pajisje shpërthyese, thekson policia.

Tre personat e arrestuar për sulmet në Spanjë janë marokenë, derisa personi i katërt i kombësisë spanjolle.

Asnjëri nga ata deri me tash nuk kanë qenë i dyshuar për aktivitete terroriste.