Një i vdekur nga një sulm me thikë në Dusseldorf

Bota August 18, 2017 - 18:18

Një tjetër incident që dyshohet se ka lidhje me ekstremizmin islamik ka ndodhur në Dusseldorf të Gjermanisë.

Raportohet se një person ka sulmuar me thikë disa klientë të një supermarketi në Wuppertal, duke vrarë në vend një person dhe duke lënduar disa të tjerë.

Bëhet e ditur se sulmuesi ka ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe tashmë policia ka bllokuar tërë qytetin për ta kërkuar kapjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në ditën kur një sulm i ngjashëm ndodhi në Finlandë, dhe një ditë pasi Barcelona e Spanjës u godit nga disa sulme që u morën jetën 14 personave