Sulmuesi në Finlandë bërtiti 'allahu ekber' para se të kryente sulmin (Video)

Bota August 18, 2017 - 17:19

Një person vrau një person dhe plagosi disa të tjerë sot në qytetin Turku të Finlandës.

Në një video që ka siguruar mediumi finlandez “Turun Sanomat”, shihet sulmuesi para kryerjes së sulmit teksa bërtet “Allahu Ekber”.

Policia finlandeze ka njoftuar se ka qëlluar dhe arrestuar një person të dyshuar për incidentin, raporton Reuters.

Njerëzit duhet të qëndrojnë larg qendrës së qytetit, është deklaruar policia në llogarinë zyrtare në Twitter.