Fundi i Trumpit? Presidenti përgatitet për dorëheqje dhe do të largohet në vjeshtë, thotë ish-aleati i tij!

Bota August 18, 2017 - 11:11

Tony Schwartz, një shkrimtar i cili është autori i vërtetë i memoarit të vitit 1987, “The Art of Deal” të presidentit aktual të SHBA-ve, Donald Tramp, beson se ai do të japë dorëheqjen para përfundimit të mandatit presidencial.

Madje, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai thotë se Trump po përgatitet të japë dorëheqjen dhe do të largohet nga vjeshta “ose më shpejt”.

Sipas tij, Trump do të japë dorëheqjen në këmbim të imunitetit në hetimin e pretendimeve të supozuara të Rusisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar.

Schwartz, i cili u bë i afërt me Trumpin duke shpenzuar 18 muaj duke “ndjekur” manjatin e biznesit gjatë viteve 1980, ndërsa hulumtonte librin, ka thënë: “Rrethi po mbyllet me shpejtësi verbuese”.

“Trump do të japë dorëheqjen dhe do të deklarojë fitoren përpara se (hetuesi i FBI, Robert) Mueller dhe Kongresi të lënë atë pa asnjë zgjedhje”.

“Presidenca e Trump-it është efektivisht e përfunduar. Do të isha i habitur nëse ai do të mbijetojë deri në fund të vitit. Më shumë gjasa jep dorëheqjen nga vjeshta, nëse jo më shpejt”.

Schwartz ka qenë një kritik i zjarrtë i Trump gjatë gjithë shtatë muajve të parë të presidencës së tij dhe tha se situata po arrinte pikën e vlimit, përcjell Telegrafi.

Rezistenca ndaj Trump është rritur që nga dhuna e Charlottesville e javës së kaluar, ku një grua vdiq pasi u godit nga një njeri që ngiste një makinë në një turmë.

Presidenti ndezi zemërimin duke pretenduar se “faji ishte në të dyja anët” në qëndrimin midis protestuesve që mbanin flamuj nazistë dhe demonstruesve antifashistë.

Trump dhe ekipi i tij janë përfshirë gjithashtu në polemika mbi masën në të cilën ndikimet ruse janë përfshirë në zgjedhjet e vitit të kaluar. /Telegrafi/