Ajo që dihet për terrorin në Barcelonë

Bota August 18, 2017 - 10:44

Sulmi terrorist që ndodhi të enjten në mbrëmje në Barcelonë la të vdekur 13 persona dhe të plagosur më shumë se 100 të tjerë. Në mesin e viktimave ishin nga 24 vende të ndryshme të botës.

Në mesin e viktimave nuk ka kosovarë.

Deri më tani këto janë informacionet që dihen për sulmin terrorist në Barcelonë, transmeton lajmi.net.

13 të vdekur dhe rreth njëqind të plagosur, disa prej të tyre në gjendje kritike për jetë

Dëshmitarët kanë dëshmuar se një furgon i bardhë me shpejtësi marramendëse ka goditur këmbësor në zonën e këmbësorëve, e cila ishte plot me turistë. Në mesin e njerëzve të plagosur dhe të vdekur janë të paktën nga 24 vende.

Ne mesin e viktimave është edhe një vajzë tre-vjeçare. Shoferi thuhet se u largua nga vendngjarja në këmbë dhe informacionet rreth tij nuk thonë se ishte i armatosur

Janë arrestuar dy persona, një nga Maroku dhe tjetri nga enklavat spanjolle në Afrikën e Veriut. Asnjë prej tyre dyshohet se ka vozitur furgonin

Personi i tretë është arrestuar të premten në mëngjes dhe deri më tani nuk ka informacion nëse ajo është një shofer i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes pas sulmit.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Shteti Islamik

Policia në natën e së enjte njoftoi se shpërthimi që ndodhi në një shtëpi në jug të Barcelonës kishte lidhje me sulmin që tmerrojë kryeqytetin

Një furgon i dytë,  që është menduar se do përdorej për një tjetër sulm, ishte gjetur në një qytet jo jarg Barcelonës, një person është arrestuar

Nuk ka informacion të saktë, por mendohet Musa Oukabir, 18-vjeçar, ka kryer sulmin

Në natën mes të enjten dhe të premten u parandalua një sulm tjetër terrorist, ku policia katalunase vrau pesë persona që ishin të mbështjellur me eksploziv.