Trump dënon sulmin terrorist në Barcelonë

Bota August 17, 2017 - 23:55

Presidenti amerikan, Donald Trump, dënoi sot sulmin terrorist në Barcelonë që shkaktoi vdekjen e të paktën 13 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, duke premtuar ndihmën e SHBA'së për autoritetet spanjolle.

“SHBA-ja dënon sulmin terrorist në Barcelonë, në Spanjë dhe do të bëjë gjithçka është e nevojshme për ta ndihmuar”, shkruan Trump në “Twitter”.

“Jini të guximshëm dhe të fortë, ne ju duam!”, shtoi ai.

Një kamionçinë goditi një grumbull njerëzish në “Ramblas”, sheshi më turistik në Barcelonë, duke shkaktuar një të vdekur dhe shumë të plagosur, sipas autoriteteve katalanase.