Të dhënat e fundit: 13 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur në sulmin e Barcelonës

Bota August 17, 2017 - 23:53

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosën pasi një furgon u përplas me turmën në Las Ramblas të Barcelonës, të enjten, në atë që Kryeministri spanjoll e cilësoi si një akt terrorist, shkruan CCN, transmeton “Zeri.info”.

Dëshmitarët okularë raportuan skena paniku dhe kaosi.

Policia katalanase po e trajtonte incidentin si një akt terrorizmi dhe e ka mbyllur zonën.

 Dy të dyshuar - një nga Maroku, një nga enklava spanjolle e Melilla - u arrestuan, tha Josep Lluis Trapero, kreu i policisë katalanase.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ka njoftuar agjencia e lajmeve Amaq, që është e afërt me grupin./Zeri/