ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë

Bota August 17, 2017 - 21:55

Shteti Islamik ka pohuar se ka kryer sulmin vdekjeprurës në Barcelonë, sipas agjencisë së lajmeve Amaq të kësaj organizate terroriste.

Në një deklaratë thuhet: “Autorët e sulmit në Barcelonë janë ushtarë të Shtetit Islamik dhe e kanë kryer operacionin në përgjigje të thirrjeve për të synuar shtetet e koalicionit”, transmeton lajmi.net.

Raporti i fundi nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Barcelonë thuhet se në sulm kanë mbetur 13 të vdekur dhe mbi 80 të tjerë janë të lënduar.