McCain dënon sulmin e supremacistëve të bardhë në Charlottesville

Bota August 14, 2017 - 13:24

Senatori John McCain me anë të një deklarate dënoi veprimet e supremacistëve të bardhë dhe  sulmin fatal në Charlottesville të Virxhinias.

“Themeluesit tanë luftuan një revolucion mbi idenë se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Trashëgimtarët e këtij revolucioni luftuan një Luftë Civile për të shpëtuar kombin tonë, të konceptuar në liri dhe të përkushtuar ndaj këtij propozimi revolucionar.

Asgjë më pak se kaq nuk ndodhi në rrugët e Charlottesville, Virxhinia, ku një sulm i dhunshëm i mori jetën të paktën një amerikani dhe nga ku mbetën të plagosur shumë të tjerë në një konfrontim mes engjëjve tanë më të mirë dhe demonëve tanë më të keq.

Supremacistët e bardhë dhe neo-nazistët janë, sipas përkufizimit, janë kundërshtar ndaj patriotizmit amerikan dhe idealeve që na definojnë si popull dhe e bëjnë kombin tonë të veçantë.

Ndërsa mbajmë zi për tragjedinë që ka ndodhur në Charlottesville, patriotët amerikanë të të gjitha ngjyrave dhe besimeve duhet të mblidhen së bashku për të sfiduar ata që ngrenë flamurin e urrejtjes dhe fanatizmit”./Zeri