Djali i presidentit të Venezuelës: E pushtojmë Shtëpinë e Bardhë, nëse SHBA-ja intervenon në Venezuela

Bota August 13, 2017 - 16:08

I biri i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i ka dënuar kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për intervenim ushtarak. Ai ka thënë se do ta pushtojë Shtëpinë e Bardhë, nëse Trump e prek atdheun e tij.

“Nëse SHBA-ja na e degradon atdheun, atëherë do të shkojmë në Nju Jork me pushkë dhe do ta marrim Shtëpinë e Bardhë,” ka thënë i biri i liderit të Venezuelës, i cili po ashtu quhet Nicolas, gjatë një fjalimi asamblenë e re të vendit, transmeton Express.

“Shikoje punën tënde dhe zgjidhi problemet tuaja, zotëri Trump,” ka thënë Nicolas.

Trump tha të premten para gazetarëve se SHBA-ja kishte shumë opsione për ta zgjidhur krizën e vazhdueshme në Venezuela, përfshirë edhe një opsion të mundshëm ushtarak nëse është e nevojshme.

Presidenti amerikan e quajti diktator Maduron, duke e fajësuar atë për krizën ekonomike dhe trazirat e vazhdueshme.