Sulmohet xhamia, 30 të vdekur

Bota August 02, 2017 - 13:31

Shpërthimi, i cili goditi xhaminë Jawadia në qytetin afgan të Heratit ka vrarë rreth 30 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, ndërkohë që besimtarët po mbanin lutjet e mbrëmjes rreth orës 20:00 .

Zyrtarët thanë se kishte të paktën dy sulmues , një kamikaz dhe një tjetër që shtiu drejt besimtarëve me breshëri armësh.

Një zëdhënës i guvernatorit lokal deklaroi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ai tha se të paktën 29 persona u vranë dhe 64 të tjerë u plagosën. "Të dy sulmuesit janë vrarë", njoftoi një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve “AFP”.