Stërvitje të përbashkëta ushtarake Turqi-Katar

Bota August 02, 2017 - 13:14

Pavarësisht konflikteve të Katarit me fqinjët e tij, Erdogan duket se e ka bërë të qartë së do qëndrojë deri në fund pranë vëllait të tij mysliman, emirit të Katarit.

Ditën e sotme ushtarët turq dhe ata të Katarit filluan një stërvitje të përbashkët. Mbi 250 ushtarë turq dhe 30 automjete të blinduara po marrin pjesë në stërvitje në një bazë në Doha.

Qëllimi i stërvitjes së përbashkët ushtarake është forcimi i koordinimit dhe i bashkëpunimit midis Turqisë dhe Katarit, të cilat janë anëtare të koalicionit anti-ISIS.

Që nga fillimi i bllokadës ndaj Katarit, Ankaraja po i bën thirrje të gjitha palëve për të zgjidhur çështjen përmes dialogut.