Theksohen shenjat e para të prishjes mes Serbisë dhe Rusisë

Bota August 02, 2017 - 11:33

Ambasadori rus në Serbi Aleksandr Chepurin beson se ka arsye të forta se dikush dëshiron të dëmtojë marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në lidhje me marrëveshjen e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe.

“Duke e bllokuar këtë qendër, disa forca po përpiqen të tregojnë se ka bosa të tjera në vend të serbëve. Megjithatë, vetëm Beogradit i takon të marrë një vendim në lidhje me këtë rast”, tha Aleksandr Chepurin në një intervistë dhënë të përditshmes “Vecernje Novosti”.

Chepurin tha se nuk shoh ndonjë arsye se përse Qendra Humanitare Serbo-Ruso (RSHC) nuk mund të marrë një status zyrtar edhe pas pesë vitesh kur ishte bërë një marrëveshje ruso-serbe në vitin 2012.

Ai më tej deklaroi se “Ne e konsiderojmë presionin apo ndikimin e jashtëm këtu si të papranueshëm, zgjidhja e çështjes përbëhet prej dy fuqive që kanë pjekuri për këtë rast, në fund të fundit nënshkrimi i marrëveshjes nuk është dëshira e dikujt, por një detyrim, bazuar në marrëveshjen ndërqeveritare”, raportoi “b92”, transmeton Periskopi.

I pyetur nëse Moska po përgaditej të mbyllte këtë qendër në rast se marrëveshja nuk është nënshkruar, ai tha se shteti serb është i interesuar që të funksionojë qendra. “U hap me kërkesën tuaj, besoj se Serbia do të gjejë një mënyrë për ta zgjidhur këtë problem”, u përgjigj ai.

Për më tepër ai deklaroi se dobësimi i qendrës nuk është as në interes të Serbisë por as të vendeve të rajonit./Periskopi