Christopher Wray zgjidhet në krye të FBI-së

Bota August 02, 2017 - 11:25

Avokati 50-vjeçar është kreu i ri i FBI-së. Senati miratoi emërimin e Donald Trump me shumicë votash 92-5. Wray do të marrë frenat e agjencisë, por sidomos hetimeve mbi rolin e Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Trump e emëroi Wray-n pasi shkarkoi në mënyrë të bujshme ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, në maj. Shefi i ri i FBI-së konsiderohet në Uashington si një jurist i pavarur.

Ai ka shërbyer si ndihmësprokuror i Përgjithshëm në krye të Divizionit të Krimeve në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës Bush. Por, gëzon mbështetjen edhe të demokratëve.