Çekia dërgon policë në kufi me Maqedoninë dhe Serbinë

Bota August 01, 2017 - 12:20

55 policë çekë u nisën të hënën misionin në Maqedoni dhe Serbi, ku do të ndihmojnë në mbrojtjen e kufijve të të dy vendeve, njoftoi zv.kreu i policisë çeke, Petr Petrik.

Petrik tha se 40 nga policët çekë do të vendosen në Maqedoni, ku do ta ndihmojnë atë për mbrojtjen e kufirit me Greqinë. 15 policët e tjerë do të vendosen në Serbi për të mbrojtur kufirin serbo-bullgar.

Kjo është hera e 12-të që policia çeke asiston në misione në Maqedoni dhe hera e 4-t në Serbi, njofton CRI. Sipas Petrik, këto misione janë të dobishme për policinë çeke për përvojën që fiton jashtë vendit, gjë që është "shumë e vlefshme." Policia çeke nisi misione të tilla në vitin 2015, kur shpërtheu kriza e refugjatëve.