Shkoi për pushime, turistja gjendet e vdekur në një vrimë në plazh (Foto)

Bota August 01, 2017 - 12:03

Trupi i një gruaje nga Texas u gjend brenda një vrime në një plazh, pasi u zhduk gjatë pushimit familjar.

Ashley O'Connor nga Texas, ishte në pushime në Maryland me familjen e saj kur ajo në mënyrë misterioze u zhduk rreth orës dy në mëngjesin e të hënës.

Trupi i 30 vjeçares u gjet ditën tjetër dhe u hoq nga rëra në qytetin turistik të Ocean City në Amerikë, shkruajne mediat e huaja, transmeton Indeksonline.

Trupi i viktimës do të dërgohet që t’i bëhet biopsia për të kuptuar shkakun e vdekjes.

Megjithëse vdekja duket të jetë aksident, zyrtarët nuk kanë dhënë ende deklaratë  por raportohet  se kanë kaluar orë të tëra në plazhin ku ka ndodhur ngjarja për kërkuar prova dhe të dhëna.

Image