'Besniku' i Sharifit pritet të zgjedhet kryeministër i Pakistanit

Bota August 01, 2017 - 11:24

Një ndihmës i ngushtë i kryeministrit të dorëhequr të Pakistanit, Nawaz Sharif, pritet ta zëvendësojë atë sot, pas votimit të parlament.

Shahid Khaqan Abbasi dhe pesë ligjvënës opozitarë i kanë bërë të ditura kandidaturat e tyre për udhëheqës të ri të qeverisë.

Mirëpo zgjedhja e Abbasit në këtë pozitë është më së shumti e mundshme, pasi partia e Sharifit e ka shumicën parlamentare në Asamblemë Kombëtare.

Mirëpo Abbasi do të jetë në këtë pozitë për periudhë të shkurtër kohore, derisa vëllai i Sharifit, që aktualisht udhëheq Punjabin, të marrë pozitën e kyreministrit të vendit përmes zgjedhjeve.

Naqaz Sharif ka dhënë dorëheqje pasi Gjykata Supreme ka urdhëruar që ai të largohet nga zyra për shkak të akuzave për korrupsion të lidhura me rastin e të ashtuquajturave Letrat e Panamasë, që janë publikuar vitin e kaluar.

Sharif i dënon këto akuza./Rel/.