SHBA shumë afër sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Bota July 26, 2017 - 09:02

 

dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar një ligj që ngarkon sanksione të reja ndaj Rusisë, pavarësisht se Presidenti Donald Trump kundërshtoi legjislacionin.

Zyrtarët e lartë do të synojnë hakmarrjen për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e SHBA 2016, transmeton Klan Kosova.

Projektligji ka të ngjarë të komplikojë shpresat e Presidentit Trump për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.
Duhet të kalojë përmes Senatit përpara se të dërgohen tek presidenti për t’u nënshkruarm, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Shtëpia e Bardhë thotë se po shqyrton projektligjin dhe është e paqartë nëse presidenti do ta vërë veton ndaj tij.

Marrëdhëniet e Rusisë me presidentin në gjashtë muajt e parë të tij në detyrë, janë duke vazhduar midis akuzave që Moska ndërhyri për të ndihmuar zgjedhjen e të parit të SHBA-së, Donald Trump.