Erdogan u bën thirrje turqve të shkojnë në Jerusalem

Bota July 25, 2017 - 12:32

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shprehur mbështetjen e Turqisë për luftën e palestinezeve ndaj okupimit të Jerusalemit nga Izraeli.

Tutje ai ka u ka bërë thirrje qytetarëve turq që të shkojnë dhe të vizitojnë Xhaminë Al-Aqsa, që të mbrohet identiteti mysliman i këtij vendi të shenjtë.

Në lidhje me këtë xhami, Erdogan ka thënë që nuk do të toleroj Izraelin që të ndryshoj status quo-në e saj.

Ndërsa raportin e Izraelit me palestinezët e ka krahasuar me atë në Amerikë ndaj personave me ngjyrë në kohët e mëparshme, shkruan Daily Sabah, transmeton Klan Kosova.

West Bank dhe Jerusalemi Lindor kanë mbetur nën okupimin e Izraelit pas luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Palestinezet kërkojnë këto territore, së bashku me Rripin e Gazës, për të themeluar shtetin, mirëpo bisedimet për paqe kanë stagnuar që nga viti 2014.