Adoleshentja tregon për tmerrin që përjetoi për 6 muaj si robëreshë seksi e një terroristi të ISIS-it (Video)

Bota July 24, 2017 - 18:07

Një vajzë adoleshente i ka shpëtuar terroristëve të ISIS-it në Irak dhe ka folur për tmerrin që e kishte përjetuar për gjashtë muaj si robëreshë seksi e një terroristi.

“Ai më përdhunoi çdo ditë për gjashtë muaj. Tentova ta vrisja veten.”

Ekhlas ishte vetëm 14-vjeçare kur u rrëmbye nga luftëtarët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) dhe u mbajt si robëreshë e seksit.

Terroristët e ISIS-it i sulmuan yazidisit, grupin etnik në veri të Irakut, duke i vrarë burrat dhe rrëmbyer gratë.

“Ai më zgjodhi mua nga 150 vajza të tjerë, duke hedhur short. Ai ishte shumë i shëmtuar, sikur egërsirë, me flok të gjata. I vinte era e keqe. Kisha aq frikë saqë nuk mund ta shikoja”

Ekhlas ia doli të ikte derisa abuzuesi i saj ishte jashtë duke luftuar. Më pas, ajo ishte dërguar në një kamp refugjatësh.

“Si po ua tregoj këtë pa qar?” Kam mbetur pa lot”

Ekhlas tani jeton në një spital psikiatrik në Gjermani ku po është duke arsimuar dhe marrë terapi.”

Ajo shpreson të bëhet avokate një ditë./Express/