Sulmohet ambasada e Izraelit në Jordani

Bota July 23, 2017 - 22:09

Një sulm ka zënë vend në Ambasadën e Izraelit, në kryeqytetin e Jordanisë, në Aman.

Një reporter i televizionit BBC që ka qëlluar në vend të ngjarjes, ka thënë se Ambasada menjëherë është mbyllur, mirëpo autoritetet nuk kanë dhënë detaje.

Mediat të cilat kanë cituar burime të sigurisë, kanë thënë se një jordanez është vrarë, ndërsa një izraelit është lënduar rëndë.

Përderisa, si pasojë e sulmit, thuhet se autoritetet izraelite kanë filluar evakuimin e stafit.

Ambasada që është e mbrojtur nga një nivel i lartë sigurie, ndodhet në lagjen Rabiyeh, një pjesë e pasur e Amanit.

Përgjegjësinë mbi sulmin nuk e ka marrë ende askush, ndërsa autoritetet e Izraelit nuk kanë pranuar të japin informacione rreth kësaj çështjeje, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.