Letra prekëse e vajzës së McCain për sëmundjen e babait

Bota July 21, 2017 - 20:56

Të mërkurën ishte raportuar se senatori i Arizonës John McCain ishte diagnostikuar me kancer në tru.

Teksa shumë mesazhe mbështetje dhe dashurie po mbushnin familjen McCain, që po përgatiten për betejë.

Kjo nuk është një luftë e re, pasi McCain është përballur 4 herë me raste të melanomës, por gjithsesi ky rast është i frikshëm.

Vajza e tij 32-vjeçare Meghan, ka shpërndarë një deklaratë me fansat e saj në Instagram, fjalët e saj prekëse i thonë të gjitha, shkruan rtv21.

“Lajmi për sëmundjen e babait e ka prekur çdo anëtar të familjes McCain. Gjyshja ime, nëna, vëllezërit, motra dhe unë jemi përballur me tronditjen e lajmit, dhe tani po jetojmë me ankth duke pritur se çfarë do të vijë. Është një gjë me të cilën jemi përballur, pas 4 betejave të babait me kancerin, dhe është një gjë që shumë familje amerikane përballen në më të dashurit e tyre, që gjithashtu sulmohen nga sëmundja dhe nga mosha e pashmangshme. Nëse mund të kërkojmë diçka nga të tjerët, do të ishin lutjet e juve që e kuptoni këtë gjë shumë mirë. Do të iu jemi shumë mirënjohës.

Nuk do të befasoheni kur të mësoni se në gjithë këtë situatë më besimtari dhe më i qeti është babai im. Ai është njeiru më i guximshëm që unë njoh. As armiku më i fortë nuk mund ta thejë atë. Agresionet e jetës politike nuk mund ta shtrembëronin atë, kështu që ai po takohet me këtë sfidë si me çdo tjetër. Kanceri mund ta hidhërojë atë në shumë mënyra, por asnjëherë nuk do ta bëjë të dorëzohet. Asgjë nuk e ka bërë deri më tani.

Dashuria për babain tim nuk njeh kufinjë, dhe si çdo bijë tjetër unë nuk dua të jem në një botë pa të. Kam besim se ato ditë janë larg nga ne. Edhe në këtë moment frikat e mia për të mbulohen nga një gjë mbi të gjitha: mirënjohja për vitet tona bashkë, dhe për vitet që do vinë. Ai është një luftëtar, një nga amerikantë më të mëdhenjë të kohës sonë. Por për mua ai është diçka më shumë. Ai është fuqia ime, shembulli im, strehimi im, i besueshmi im, mësuesi im, guri im, heroi im – babai im”.