Dorëhiqet zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë

Bota July 21, 2017 - 18:29

Zëdhënësi për shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Sean Spicer ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Sipas New York Times, Spicer paraqiti dorëheqjen pasi i pakënaqur me emërimin e një drejtori të ri të komunikimit të Presidentit Donald Trump.

Pas largimit të tij, në postin e Zëdhënësit të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë është emëruar Anthony Scaramucci.

Image