Kriza bërthamore dhe parashikimi i frikshëm në vitin 1962!

Bota July 20, 2017 - 13:29

A rrezikon bota një luftë bërthamore? Ky është shqetësimi që ndan bota në ditët e sotme, kur Koreja e Veriut ka përshpejtuar përgatitjet për programin bërthamor.

Por një letër e vitit 1962 dukej se e parashikonte këtë skenar të frikshëm.

Ish-kryeministri britanik, Harold Macmillan i shkruante në atë kohë presidentit amerikan, JFK.

Kryeministri konservator, në një letër prej nëntë faqesh që mban datën 5 janar 1962, shprehte shqetësimin e tij për testimet bërthamore.

Presidenti amerikan i kërkonte Britanisë që të jepte leje për të kryer testime bërthamore në Ishullin e Krishtlindjeve.

Macmillan pranonte të jepte leje, pasi ishte koha kur Bashkimi Sovjetik kishte kryer 57 testime bërthamore brenda vitit 1961, përfshi këtu një shpërthim me fuqi 50 megaton.

Në këtë klimë, Macmillan thotë se ndjehet moralisht i detyruar të japë leje.

Por ai thotë se me këtë ritëm testimesh bërthamore, shumë shpejt Britania do e gjejë veten nën mëshirën e sovjetikëve.

Ai thotë se nuk beson se do zhvillohet një sistem anti-raketë në gjendje që të mbrojë Britaninë nga goditjet sovjetike.

“Do mjaftonin tetë ose nëntë raketa dhe thuajse asgjë nuk do mbetej në ishujt tanë të vegjël,” shkruante ai.

Në letrën e publikuar nga Arkivat Kombëtare, frika më e madhe e kryeministrit britanik mbetej se armët bërthamore do binin në duart e njerëzve të papërgjegjshëm.

Në kohën kur vetëm katër vende-Britania, SHBA, Franca e Rusia kishin armë bërthamore, shqetësimi i tij ishte vendi N që do bëhej fuqi bërthamore.

Në kohën kur Koreja e Veriut është bërë fuqi bërthamore dhe kërcënon se do godasë SHBA, paralajmërimi i kryeministrit britanik duket i frikshëm.

“Nëse vazhdon ky ritëm, nuk ka shpresë se si do trajtohet problemi i vendit N. Asgjë nuk do i ndalë Fuqitë e Mëdha të kenë armë bërthamore. Por vendet e tjera do krijojnë sisteme telashesh- madje do jenë telashe shumë të frikshme”.

“Nëse gjithë kjo aftësi për shkatërrim do përhapet dhe do bjerë në duart e karaktereve të ndryshëm- diktatorë, reaksionarë, revolucionarë, të çmendur- herët apo vonë, dhe sigurisht mendoj në fund të shekullit, ndoshta nga ndonjë gabim, ose nga marrëzia, do kryhet një krim i madh”./DailyStar/mapo.al/