Krijuesi i lojës ‘Balena Blu’ dënohet 3 vite burg!

Bota July 20, 2017 - 13:08

 “Po pastroj shoqërinë nga këto mbetje njerëzore”. Ky ishte justifikimi  i krijuesit të lojës famëkeqe 'Balena Blu', që mori jetën dhjetëra fëmijëve në mbarë botën.

Loja vdekjeprurëse mbolli shumë panik në Rusi e Evropë pasi 130 të rinj vrarë veten brenda disa muajsh.

Krijuesi i kësaj loje u arrestua vitin e kaluar. Philipp Budeikin dyshohej se kishte lidhje me vdekjen misterioze të 16 adoleshentëve në regjione të ndryshme të Rusisë, dhe cilësohej si truri i lojës që ishte shpërndarë në masë të madhe.

Budeikin ka pranuar se kishte nxitur edhe 17 vdekje tjera, por ato janë hedhur poshtë pas ankesës së dërguar në gjykatë nga pala mbrojtëse.

Ai është dënuar me tri vite burgim, pasi ka pranuar fajin se ka nxitur shumë të rinj të vrasin veten.

Budeikin i quajti viktimat si mbetje biologjike dhe i tha policëve se ai po pastronte shoqërinë, raporton “Daily Mail”.