Japonia do të hedh 777,000 ton mbeturina radioaktive në Oqean

Bota July 19, 2017 - 18:02

Japonia nuk e ka marrë ende veten nga cunami shkatërrues që goditi këtë komb ishull në vitin 2011. Jo vetëm që afro 16,000 njerëz kanë vdekur në këtë fatkeqësi, por janë bërë tashmë dëme të papara, sidomos kur është fjala për centralin bërthamor në Fukushima.

Cunami ka pamundësuar funksionimin e gjeneratorit, që do të thotë se sistemet e ftohjes nuk ishin aktive, sepse reaktorët ishin fikur. Kjo ishte katastrofa më e madhe bërthamore që nga ajo e Çernobilit në vitin 1986,transmeton zeri.info

Sot, portali “Japan Times” raporton se kompania e ngarkuar për asgjësimin e mbetjeve bërthamore të gjitha do t’i hedh në oqean, dhe kjo është rreth 600 kontenierë që përmbajnë përafërsisht 777,000 ton ujë radioaktiv.

Uji përmban formën radioaktive të tritium hidrogjenit. Ky izotop është përdorur në kimi, armë bërthamore dhe fusha të tjera. Pavarësisht kundërshtimeve të banorëve, presidenti i kompanisë elektro-energjetike në Tokio ka thënë se vendimi tashmë është marrë./Zeri