Vërshime në Stamboll

Bota July 18, 2017 - 16:29

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan vërshime në Stamboll, me ç’rast u përmbytën rrugët, metroja e qytetit dhe shkaktuan kaos në qytet.

Shumë automjete mbetën të ngujuara në ujë, ndërsa në video-xhirimet e bëra në qytet mund të shihen pjesëtarët e ekipeve shpëtimtare, duke ndihmuar qytetarët që kishin mbetur të ngujuar në automjetet e tyre.

Mediat tutje raportuan se banorët e lagjes Silivri, lagjja kjo më e goditur nga vërshimet, u larguan nga shtëpitë e tyre dhe se ekipet shpëtimtare po ju ofrojnë ndihmë me anë të anijeve të gomës për shpëtim, shkruan rtv21.tv.

Tuneli i Euroazisë, i cili lidhë pjesën aziatike dhe evropiane të Stambollit, është mbyllur përkohësisht për qarkullim.

Autoritetet e Stambollit apeluan te qytetarët që përkohësisht të mos ndërmarrin udhëtime të panevojshme.

Image

Image

Image