Luftëtarja gjermane e ISIS-it arrestohet nga forcat irakiane

Bota July 18, 2017 - 16:24

Pas çlirimit të Mosulit, forcat irakiane kanë arrestuar një grup luftëtarësh femra të Shtetit Islamik.

Forcat e ushtrisë kanë kapur mes tyre edhe një 16-vjeçare gjermane, e cila kishte braktisur shkollën për t’u bashkuar me luftëtarët e Shtetit Islamik.

Linda W, nga qyteti i Pulsnitz-it pranë Dresdenit, u arratis një vit më parë nga Frankfurti drejt Sirisë. Më vonë ajo përfundoi në Mosul.

E radikalizuar që në Gjermani, ajo e ndryshoi emrin në Miriam dhe ndonjëherë postonte foto në FB me shami në kokë.

Trupat irakiane kapën rreth 20 luftëtare femra javën e kaluar në qytetin e Mosulit, që u pushtua nga Shteti Islamik para 2 vitesh. Të paktën pesë prej tyre janë shtetase gjermanë, ndërsa të tjerat vinin nga Rusia, Turqia, Kanadaja, Siria, Libia dhe Kaukazi.