Turqia në gjendje të jashtëzakonshme, pamje nga përmbytjet (Video)

Bota July 18, 2017 - 12:40

Turqia është duke u ballafaquar me përmbytje masive, sidomos Stambolli, e kjo për shkak të reshjeve të dendura dhe motit të keq që ka mbizotëruar ditëve të fundit në vend, transmeton Express.

Komunikacioni është ndërprerë përkohësisht. Qendra për Situata të Jashtëzakonshme e Stambollit ka paralajmëruar për këto përmbytje të mundshme dhe prurje ujore.

Moti i keq ka ndikuar negativisht në jetën e qytetit në Bosfor dhe shkaktoi vështirësi në komunikacion.