Rrihet brutalisht nga kunati sepse lindi vajzė (Video +16)

Rrihet brutalisht nga kunati sepse lindi vajzė (Video +16)

SHPËRNDARJE

17 Korrik 2017 • 18:08 •

Meena Kashyap nga Punjab i Indisë, është rrahur nga kunati dhe një shok i tij, sepse ka lindur vajzë.

Viktima 35-vjeçare, ka mbetur me lëndime të konsiderueshme nga goditjet me shkopinj, sepse familjarët e burrit po konsiderojnë që nuk po u sjellë trashëgimtarë, transmeton Telegrafi.

Pos që nuk po e pranojnë fëmijën, ata janë hidhëruar në nusen meqë familja saj ende nuk i ka paguar afro nëntë mijë euro të pajës.

Mësohet se ajo kishte lajmëruar forcat e rendit edhe para një jave, për të treguar se mbi të po ushtrohet dhunë, por nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim.